Një migrenë është si një mysafir i padëshiruar, i cili futet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të shpëtohet. Nëse vuani nga dhimbje koke të shpeshta, ju e dini sesa e vështirë mund të jetë. Sigurisht, ju mund të merrni pilula ose të bëni ushtrime për të pushuar dhimbjen tuaj, por këto ilaçe janë të përkohshme, domethënë dhimbja e kokës mund të kthehet sërish.
Këtu është diçka tjetër që duhet të bëni: Ndryshoni dietën tuaj! Teksa ekzistojnë disa ushqime që shkaktojnë migrenë, ka të tjera që mund t’ju ndihmojnë ta luftoni dhe të parandaloni migrenën pa asnjë përpjekje.
Më poshtë ju rendisim 8 ushqime që duhet të konsumoni çdo ditë, për të mbajtur larg dhimbjen e kokës:
Avokado
Në rast se keni nevojë për ndonjë arsye më shumë për ta dashur këtë frut të mrekullueshëm, ja tek e keni. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot largojnë si me magji dhimbjen e kokës.
Fiqtë
Sipas ekspertëve, ky frut përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes së kokës.
Salmon
Plot me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon trombocitet nga mpiksja, një proces i cili është përgjegjës për dhimbje koke të shpeshta. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën në përgjithësi.
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla nuk janë vetëm të shijshme, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën. Të pasura me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të zvogëlojë dhimbjen dhe do t’ju qetësojë.
Shalqiri dhe karota
Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës prandaj sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit në trupin tuaj. Frutat si shalqiri dhe karotat janë gati 90% ujë. Konsumojini sa më shumë!
Kuinoa dhe kale
Përpos të gjitha përfitimeve shëndetësore që na japin, kuinoa dhe kale parandalojnë edhe migrenën. Të dyja përmbajnë riboflavin, magnez dhe hekur, quinoa mban migrenën larg, ndërsa kale ka omega-3 dhe fibra, duke e bërë atë mbrojtjen tuaj më të mirë kundër migrenave të padurueshme.
Kosi
Sipas studimeve, riboflavin, një pjesë e vitaminës B, është shumë efektive kundër migrenës dhe kosi është i pasur me të. Shtoni kos në dietën tuaj të përditshme nëse vuani nga sulmet e migrenës shpesh dhe do të shikoni rezultatet.
Lëngu i limonit
Kurdoherë që vuani nga një dhimbje koke, thjesht përzieni pak lëng limoni në një gotë ujë, shtoni 2 lugë çaji kripë dhe pijeni këtë ilaç magjik. Do të zvogëlojë inflamacionin dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë në çdo kohë. Vitamina C që përmban limoni është e njohur për luftimin e dhimbjes së kokës./neps.al
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment