Sugjerojmë:

8 këshilla të dobishme për t’u ushqyer pastër

Me siguri keni dëgjuar për ushqyerjen e pastër ose ‘clean eating’, por nuk dini nga t’ia filloni. Të ushqyerit e pastër ka të bëjë me modifikimet e dietës dhe orientimin drejt ushqimeve që janë më të shëndetshme, krahasuar me ato të regjimit tuaj. Kjo do t thotë që do të duhet të hani më shumë perime, fruta, drithëra, mish të bardhë dhe të siguroheni që po merrni mjaftueshëm nutrientë në sistemin tuaj.  Ky proces kërkon gjithashtu reduktimin e sheqernave të rafinuara, kripës dhe yndyrave të pashëndetshme. Nëse jeni të sigurt që do ta nisni këtë proces, ja disa këshilla që duhen marrë në konsideratë:

Zbuloni se çfarë është të ushqyerit e pastër për ju.  Ëshë një mënyrë e mirë për të nisur disa praktika të shëndetshme të të ushqyerit. Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë si reduktimi i sheqernave të rafinuara dhe karbohidrateve apo rritja e konsumit të fibrave, proteinave, etj.

Reduktoni ushqimet e përpunuara. Shumë prej nesh ndjekin një dietë që konsiston kryesisht në ushqime të përpunuara dhe të gatshme duke lënë mënjanë gatimin për shkak të axhendës së zënë. Por për fat të keq këto ushqime nuk përmbajnë shumë nutrientë që do të thotë se duhet të filloni të reduktoni  konsumin e tyre. Një opsion i mirë do të ishte t’i zëvendësonit ato me zgjedhje të shëndetshme si ushqimet e fermentuara, perimet, frutat, drithërat, etj.

Përmbushni kënaqësitë tuaja herë pas here. Nuk ka asgjë të keqe nëse kënaqni veten herë pas here, por duhet të qartësoheni me veten se sa shpesh do të ndodhë kjo. Duhet të vendosni një limit kohor mes ditëve që abuzoni me ushqimet e preferuara.

Kufizoni konsumin e yndyrave të ngopura. Jo të gjitha yndyrat janë të dobishme për shëndetin. Yndyrat e ngopura i përkasin atij grupi që duhen shmangur sepse bllokojnë venat dhe rrisin shanset për probleme kardiovaskulare. Zëvendësojini me zgjedhje të shëndetshme si vaji i kanolas apo i ullirit.

Investoni në një termus ushqimesh. Nëse po përpiqeni të praktikoni të ushqyerit e pastër, një ide e mirë do të ishte të blinit një termus ushqimesh për ta marrë me vete kudo që shkoni. Mund të fusni aty mollë, sallata të ndryshme, etj.

Minimizoni alkoolin. Reduktimi i alkoolit është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për të ushqyerit e pastër, pasi do t’ju garantonte një mëlçi të pastër dhe më pak kalori në trup.

Shmangni kripën e tepërt. Një tjetër këshillë drejt të ushqyerit të pastër do të ishte reduktimi i kripës, pasi  shkakton rritje të presionit të gjakut. Një mundësi e mirë për të filluar do të ishte reduktimi i konsumit të ushqimeve të paketuara.

Jepini vetes kohë. Është normale që të nevojitet një farë kohe që të përshtateni me një stil të ri të të ushqyerit. Duke bërë ndryshime të vogla në dietën tuaj, do të jeni në gjendje ta përqafoni stilin e të ushqyerit të pastër pa kurrfarë problemi.

Lini një koment