Epo të gjithë biem dakord se trafiku sidomos në kryeqytet është shqetësues, i lodhshëm dhe deri diku i padurueshëm. Fatmirësisht kohët e fundit vihet re një përmirësim përsa i takon hapsirave të dedikuara ndaj bicikletave.
Prandaj nëse ke një bicikletë mos e ndaj. Nëse nuk e ke një të tillë, kurse disa para për ta blerë.
Hey! Nuk kërkon as patentë dhe benzinë për ta ngarë. Mjaftojnë vetëm 30 minuta në ditë…

Nëse do edhe 8 përfitime shëndetësore që merr nga bicikleta, ja tek i ke:
- Përmirëson shëndetin kardiovaskular
- Forcon muskujt dhe rrit fleksibilitetin
- Vë në lëvizje gjithë muskujt
- Ul nivelin e stresit
- Përmirëson posturën tuaj
- Forcon kockat
- Ul shtresat dhjamore në trupin tuaj
- Redukton ankthin dhe depresionin
Dhe të mendosh që të gjitha këto përfitime, i merr vetëm duke i dhënë… bicikletës!/neps.al
Lini një koment