7 zakonet e përditshme që do ju bëjnë të dukeni më e re
Sot jo të gjithë gjejmë kohë për të bërë një sërë ushtrimesh fizike për të qenë në formën që dëshirojmë. Por ka disa gjëra të vogla që mund të bëjmë rezultatet e të cilave, do të jenë të dukshme në pamjen tonë. Kostoja? 0
Këto zakone duhet t’i bëni të paktën një herë në ditë:
Masazh për rrudhat tek balli Përdorni duart për të bërë masazhe të fytyrës. Kjo do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe do ju japë një pamje më të freskët.
Shtrëngoni shpesh duart për për t’i mbajtur venat e reja dhe të shëndetshme Për të mbajtur venat tuaja të shëndetshme dhe për të rritur elasticitetin bëni këtë ushtrim disa herë në ditë. Ju do të shikoni se venat do të jenë më pak të dukshme me kalimin e kohës.
Gjimnastikë në kushte shtëpie Për të shpëtuar nga enjtja mjafton të bëni disa ushtrime të thjeshta. Ngrini këmbët 1 cm nga toka dhe ulini prapë. Bëjeni këtë rreth 100 herë dhe pa këpucë veshur.
Ushtrime me këmbët lart për të shmangur venat Shtrihuni në dysheme ose në shtrat dhe vendosni këmbët tuaja në mur. Më pas i ulni dhe i ngrini. Bëjeni këtë çdo mbrëmje para se të flini.
Relaksoni muskujt e qafës Masazhoni pjesën e pasme të qafës, duke filluar nga baza e qafës deri në kokë. Pastaj, ulur ose duke qëndruar me shpinën drejt, ngadalë ktheni kokën në njërën anë dhe pastaj në tjetrën, duke u përpjekur të ndjeni muskujt e qafës tuaj që tendosen. Përsëriteni këtë 20 herë.
Ushtrime me frymëmarrjen Ushtrimet me frymëmarrjen nuk duhen bërë kurrësesi menjëherë sapo të keni ngrënë. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 15 sekonda. Nxirreni. Përsëriteni këtë 5 herë.
Për celulitin Uluni në dysheme, në një sipërfaqe jo të rrëshqitshme. Tërhiqeni këmbën tuaj të djathtë nga dyshemeja dhe lëvizeni përpara. Pastaj ndryshoni këmbët. Bëni të paktën 30 të tilla. Koha e përsosur: Në mëngjes dhe në mbrëmje.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Lini një koment