4 trende të shëndetshme që në fakt nuk duhen ndjekur
Në vitet e fundit ka pasur një garë drejt qasjeve ‘green’ dhe të ushqyerit shëndetshëm, promovuar nga shumë yje që me këtë rast kanë bërë edhe biznes. E para ishte Gwyneth Paltrow me produktet e saj Goop. Dhe kanë promovuar praktika të çdo lloji, hidrokolonoterapia me lëngje që janë kthyer në një mantra e re për shëndetin, pasi duket se nuk mund të bëjmë më pa to. Por jo gjithçka duhet marrë seriozisht dhe portali ‘fashionmagazine’ ka vënë në pikëpyetje katër praktika të konsideruara si të shëndetshme.
Lëngu i selinosë
Duket se lëngu i selinosë është një ilaç i vërtetë për shëndetin, pasi është i pasur me minerale dhe veçanërisht me një lloj kripe që ndihmon acidin klorhidrik të stomakut për të sintetizuar proteinat dhe për të luftuar ënjtjen e zorrëve. Gjithashtu lëngu i selinosë kontribuon në luftimin e yndyrave dhe ‘ripastrimin’ e mëlçisë nga toksina. Së fundi, është një drenazhues i shkëlqyer, duke funksionuar shumë mirë kundra fryrjes. Ideale do të ishte të pihej në mëngjes esëll ose 15-30 minuta pas drekës apo darkës. Por disa nutricionistë kanë vënë në dyshim vlerat e këtij lëngu, pasi marrë në këtë formë, selinoja humbet fibrat të cilat kontribuojnë në një shëndet të mirë të zorrëve.
Hidrokolono-terapia
Një praktikë e dashur nga shumë yje që konsiston në pastrimin e thellë dhe të plotë të zorrës së trashë përmes ndërhyrjes me ujë. Një lloj klizme thellë që sipas yjeve si Naomi Campbell dhe Gwyneth Paltrow, do të pastronte gjithë organizmin. Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë për rreziqe si problemet me higjienën dhe e realizuar nga njerëz pa përvojë, mund të kompromentojë zorrën e trashë. Për më tepër, kjo terapi mund të ndryshonte florën bakteriale.
Karboni aktiv
Karboni bën pjesë tek elementet ‘must’ të momentit për veprimin e tij pastrues, i përdorur për maskat e fytyrave, për të zbardhur dhëmbët, por edhe në disa pije. Gjithashtu është përdorur edhe për veprimin e tij detoksifikues dhe largimin e toksinave. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes pasi karboni aktiv mund të ndërveprojë me disa barna, duke i penguar ato që të absorbohen plotësisht.
Vitamina IV
Rihanna, Chrissy Teigen dhe Kendall Jenner kanë pranuar se marrin vitamina IV të cilat, sipas tyre ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe zëvendësimin e kripërave minerale dhe vitaminave. Në një intervistë për Vogue, dr.Jonathan Kuo shpjegon se kjo vitaminë duhet marrë vetëm me recetë, pasi disa lloje vitaminash dhe substancash hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment