Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata gjithashtu ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit. Që atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndёrkombёtar i ndёrgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbёshtetjes sё personave qё e vuanin atё.

Çdo Tetor me qindra e mijёra produkte tё pajisura me fjongon rozё, apo tё ngjyrosura me rozё, shёrbejnё si simbolikё dhe shiten me qëllim qё njё pjesё e vogёl e të ardhurave tё grumbulluara tё jepet si donacion pёr tё mbёshtetur kёrkimet apo fushatat ndërgjegjësuese tё kancerit tё gjirit.
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Lini një koment