Sugjerojmë:

4 arsye përse bizneset zgjedhin të bashkëpunojnë me SnapFood

Pas pikut të pandemisë që pothuajse e gjithë bota kaloi, statistikat tregojnë se platformat online të ofrimit të ushqimit kanë trefishuar dhe katërfishuar të ardhurat e tyre. Porositë online ndonëse në botë kanë shënuar një bum të madh para 5 vitesh, pandemia e COVID-19 nxorri në pah edhe njëherë tjetër përparësitë e të porositurit nga shtëpia, nën komododitetin e kompjuterit apo telefonit.

Ky trend sigurisht materializohet edhe në rastin e Shqipërisë me SnapFood. Kompania SnapFood zgjeroi së tepërmi gjatë kësaj periudhe të vështirë, gamën e shërbimeve të saj. Tanimë pjesë e saj nuk u bënë vetëm restorantet më të njohura dhe më prestigjioze të kryeqytetit, por edhe farmaci, supermarkete apo dyqane cigaresh.


Shkarko aplikacionin këtu

Përse u përqafua ky trend në mënyrë të menjëhershme?

Së pari sepse porositë online ishin të mundura, por të pluhurosura diku në axhendën e një biznesi. U desh një pickim për të zgjuar gjithë potencialin e një biznesi nga më i vogli tek më i madhi për të angazhuar kështu gjithë fuqinë punëtore në shërbimin online ndaj klientit. Por le ta pranojmë! SnapFood është aplikacioni që të gjitha këto shërbime të shpërndara i mbledh bashkë në një ikonë të vetme. Kjo na shkurton kohë, distancë, shmang gabimet në porosi dhe kontaktin e drejtëpërdrejtë (mos ta harrojmë, rreziku i COVID-19 është ende mes nesh).

SnapFood tanimë ka bërë të mundur që zinxhiri i porositjes e deri tek dorëzimi i porosisë të lehtësohet dhe shkurtohet ndjeshëm. Porosia vjen në adresën tuaj në më pak se 30 minuta. Kjo bën që të dyja palët të mbeten të kënaqur, pra edhe klienti, por edhe restoranti që bëri një klient të kënaqur. I gjithë ky ndërmjetësim përmes SnapFood!

Tarifat që SnapFood ofron për të gjitha bizneset janë absolutisht të leverdisshme e të përballueshme nga të gjithë. Stafi i SnapFood angazhohet në çdo orë të ditës për të komunikuar me çdo biznes të ri që do të jetë pjesë e familjes SnapFood, për të korigjuar problemet e mundshme si dhe për të konsideruar vërejtjet apo sugjerimet që sigurisht e përmirësojnë punën edhe më tej.

SnapFood rrit fitimin e bizneseve. Këto të fundit bëhen pjesë e platformës dhe fillojnë me shpërndarjet brenda javës.

Kush është në punë e di sa e çmuar është koha, prandaj zgjedh pa u menduar asnjë sekondë SnapFood! Efiçensa dhe fleksibileti që na jep ky aplikacion që shkarkohet falas, janë padyshim ato çka na duhen në këto kohë kur ritmi intensiv i jetesës kushtëzon së tepërmi mënyrën sesi i jetojmë gjërat!

Lini një koment