Sugjerojmë:

Zupa në shtëpi: Më thjeshtë se kaq nuk mund të bëhen

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
1.5 litra qumësht
2 të verdha veze
10 lugë gjelle sheqer
1 lugë kafeje vanilje
7 lugë gjelle niseshte
1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
Një grusht arra të thërrmuara
Kanellë

Në fundin e tasave të zupave formoni një shtresë me biskota të thërrmuara.

Në një tenxhere ku keni vendosur për të zierë qumështin, shtoni të verdhat e vezëve që i keni rrahur më parë me sheqer dhe niseshte.

E përzieni vazhdimisht masën derisa të trashet.

Sapo të arrihet trashësia e dëshiruar shtoni vaniljen. E përzieni sërish.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.

Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave.

Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara edhe arra nëse preferoni.

Pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe zupat konsumohen të ftohta. Shijojini!

Komento