Sugjerojmë:

Vezë në furrë me salcë speci të kuq, një recetë fantastike

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
271
1/2 salcë speci të kuq
4 vezë
4 feta të trasha bukë
Vaj ulliri
1 thelpi hudhre
Majdanoz i copëtuar

1.Nxehni  furrën në  180 gradë C .

2.Ndani salcën e specit të kuq midis katër enëve të vogla për  pjekjes.

3.Merrni 4 vezë dhe thyeni 1 në secilën enë. Piqini për 7-10 minuta derisa të tendosen të bardhat dhe të verdhat të jenë ende të lëngshme.

4.Vendosni 4 feta të trasha buke  në një tepsi, hidhni vaj ulliri, fërkojeni me 1 thelpi hudhër dhe gatuajeni në furrë derisa të theket lehtë.

5.Spërkatni vezët me majdanoz të copëtuar dhe piper të zi, dhe shërbejini me bukën e  thekur.

Komento