Sugjerojmë:

Ushqimin me vete: Një drekë e thjeshtë dhe e shëndetshme për fëmijët në shkollë

1 tortilla
2 lugë humus
1 fletë sallate jeshile
¼ karrota, e copëtuar
4 shkopinj kastravec dhe / ose 2 feta avokado
1 lugë salcë domate të freskët ose domate të copëtuara
Një grusht djathë çedar

Shtrijeni tortilën në një dërrasë të rrafshët , lyejeni me humus dhe vendosni gjethen e sallatës sipër. Renditni karrotën, kastravecin dhe / ose avokadon sipër sallatës jeshile dhe hidhni salcën sipër.
Gjithashtu vendosni sipër djathin.
Palosni pjesën e poshtme të mbështjelljes pak mbi mbushjen, palosni anët brenda dhe pastaj mbështjellni pjesën tjetër lart.
Priteni tortillën në gjysmë ose në copa dhe vendoseni drejt në një enë të mbyllur.

Lini një koment