Sugjerojmë:

Ushqimet që duhet të hani për të luftuar zbokthin

Jeni lodhur duke u përpjekur t’i shpëtoni zbokthit me lloj-lloj shamposh të kushtueshme dhe prapë s’ia keni dalë dot? E dini që zbokthi mund të luftohet edhe duke ndryshuar regjimin ushqimor? Po, po mund t’ia dilni të keni flokë pa zbokth dhe skalp të shëndetshëm vetëm me thikë e pirun. Më poshtë keni një listë ushqimesh që duhet t’i konsumoni shpesh nëse nuk doni të keni flokë me zbokth.

Qiqrat

Vitamina B6 dhe zinku i gjendur tek qiqrat i bëjnë këto bishtaja shumë efektive kudnra zbokthit. Përveçse t’i hani, mund të përzieni ujin me miell qiqrash dhe të formoni një pastë e cila është shumë e fuqishme për të luftuar zbokthin.

Farat e lulediellit

Ato gjithashtu përmbajnë B6, zink dhe acide yndyrore të nevojshme për një skalp të shëndetshëm. Në vend të tyre mund të përdorni edhe fara kungulli, fara susami dhe fara lini për të zhdukur zbokthin natyrshëm.

Bananet

Përveçse ndihmojnë kundra presionit të lartë të gjakut dhe kapsllëkun, përfshirja e bananeve në dietë gjithashtu mban larg zbokthin, për shkak të vitaminave B që gjenden me bollëk tek ato. Mund t’ë shtypni një banane me pirun, ta aplikoni tek skalpi i kokës dhe ta shpëlani pas disa minutash.

Çaj xhinxheri

Konsumi i rregullt i çajit të xhinxherit nuk është i dobishëm vetëm për të menaxhuar problemet me tretjen, por gjithashtu edhe për t’u përballur me zbokthin. Kjo sepse një filxhan çaj xhinxheri përmban veti anti-kërpudhore dhe zbokthi shpesh lidhet me një infeksion kërpudhor në skalp.

Hudhra

Ka shumë probleme që hudhrat trajtojnë dhe një prej tyre është edhe zbokthi. Ashtu si xhinxheri, hudhra lufton infeksionet kërpudhore. Përveçse ta përdorni në kuzhinë mundet gjithashtu ta masazhoni tek skalpi i kokës një thelpi hudhër të copëtuar.

Lini një koment