Ushqimet natyrale që luftojnë dhjamin në zonën e barkut
Shumë njerëz tentojnë të akumulojnë dhjamë në zonën e barkut. Ju mund të keni një peshë ideale, por dhjami i grumbulluar në zonën e barkut dhe rreth belit mund të jetë shqetësim për ju. Disa njerëz u drejtohen ndërhyrjeve kirurgjike për këtë, por ka dhe disa zgjidhje natyrale që ju ndihmojnë t’i shmangeni këtij makthi.
Përveç se të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të yndyrshme, duhet të integroni në dietën tuaj këto ushqime për të luftuar dhjamin e tepërt në zonën e barkut.
Agrumet
Vitamina C prezente në fruta si limoni, qitrot dhe portokallet ndihmon trupin të procesojë yndyrën më shpejt, gjë që gjithashtu eliminon insulinën duke parandaluar shtimin në peshë. Konsumoni një frut të tillë çdo ditë në mëngjesin tuaj.
Shalqinjtë dhe pjeprat
Këto fruta janë shumë të pasura në kalium, i cili rregullon nivelet e kripërave dhe si pasojë eviton fryrjen abdominale.
Arrat
Mos harroni që në sallatat tuaja të shtoni arra, pasi stimulojnë humbjen e masës dhjamore. Përveçse janë të shijshme, përmbajnë acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë në shumë mënyra, që nga rregullimi i hormonit të stresit, kortizoli duke parandaluar akumulimin e dhjamit, etj. Mos hani shumë, mjafton të konsumoni 4 arra në ditë.
Bajamet
Është mirë të konsumoni deri në 10 bajame në ditë. Për shkak të përmbajtjes glicemike, ato kontrollojnë sheqernat dhe aktivizojnë metabolizmin. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, ju sigurojnë energji për gjatë gjithë ditës.
Kafeja jeshile
Kafeja jeshile është bërë shumë popullore si faktor i fuqiëshëm në eliminimin e yndyrave abdominale. Kokrrat e saj jeshile përmbajnë acid klorogjenik, një komponent që redukton absorbimin e sheqerit nga trakti gastrointestinal duke djegur yndyrat e akumuluara. Ky acid gjithashtu stimulon aktivitetin metabolik të mëlçisë, duke stimuluar djegien e më shumë yndyrave.
Tërshëra
Tërshëra është një burim natyral i fibrave dhe proteinave dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet në mëngjes dhe në darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Eliminon yndyrat dhe toksina nga trupi, kështu që është e rëndësishme ta integroni tërshërën në dietën tuja.
Perimet e pasura në fibra
Është e rëndësishme që të kuptoni se duhet të konsumoni një porcion perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, do të nxisni trupin tuaj të djegë më shumë yndyra. Gjithashtu duhet të përfshini në dietën tuaj edhe perime me sasi të larta fibrash si spinaqi e brokoli. Falë këtyre nutrientëve, trupi absorbon më pak dhjamë tek zorrët.
Fruta pylli
Frutat e shijshme si luleshtrydhet, boronicat e kuqe, boronicat blu dhe mjedrat kanë një sasi të lartë fibrash dhe uji, por shumë pak kalori. Falë flavonoideve të tyre, ato rregullojnë nivelin e kripës. Përmbajnë gjithashtu antocianinë, duke parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave.
Salmoni
Duke qenë një burim thelbësor i acideve yndyrore omega 3 dhe proteinave, ai aktivizon metabolizmin tuaj dhe parandalon akumulimin e yndyrave në zonën e barkut. Një vakt salmon në ditë do të ishte perfekte!
Vaji i ullirit
Kush nuk e dëshiron shoqërinë e vajit të ullirit nëpër sallata? Nxit absorbimin e nutrientëve dhe redukton kolesterolin. Funksionon shkëlqyer në rregullimin e yndyrave të zonës abdominale.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment