Sugjerojmë:

Ushqimet më të mira që mund të porosisësh për të luftuar këtë vapë përvëluese

Kjo vapë e tmerrshme duket se nuk ka ndërmend të largohet dhe përveç gjithë mjeteve që të ndihmojnë të qëndrosh i/e freskët, rëndësi të madhe kanë dhe ushqimet që konsumon.

Ja ç’mund të porosisësh në Snapfood për t’u freskuar këto ditë pa qenë të ndezësh sobën për të gatuar dhe pa qenë nevoja të dalësh aspak nga aty ku ndodhesh:

Gazpacho nga A Tavola

Supa e famshme e ftohtë spanjolle që përfshin perimet më  të shijshme të stinës është shpëtim në ditët e nexta. Veçanërisht e shijshme e shoqëruar me pakëz bukë të thekur.

Sushi dhe sashimi nga Monk

Ndonëse konsumohen përgjatë gjithë vitit, sushi dhe veçanërisht një pjatë e ftohtë me sashimi të shijon maksimalisht kur temperaturat janë të larta. Por duke qenë këto pjata tejet delikate që kërkojnë peshk e produkte deti super të freskëta, bëni gjithnjë kujdes t’i porosisni tek më të mirët, siç janë mjeshtrat e Monk.

Tarator nga Lakror’Ane

E ku ka si tradicionalja?! Kos i freskët, kastravec i shijshëm, pakëz hudhër dhe vaj ulliri… Hidratimi më i mirë!

Rainbow Bowl nga Cell Food

Një tas i mbushur plot me produkte super të shëndetshme, veçanërisht si frutat e pyllit që janë një mënyrë e shkëlqyer për të qendruar të hidratuar.

Akullore nga Fabrika

Dhe sigurisht ëmbëlsira për në fund! Metoda më e mirë për t’u freskuar ëmbëlsisht e njohur në gjithë botën: Akullorja. Bonus është fakti që akulloret tek Fabrika janë artizanale, pa qumësht pluhur dhe pa ngjyrues…

Lini një koment