Tost me avokado dhe proshutë, ideali për mëngjesin tuaj

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
183
Dy feta bukë
Djathë tosti
Proshutë
Avokado
Vezë

Marrim fetat e bukës dhe i ngrohim pak deri sa të bëhen krokante.

Marrim tiganin e lyejmë me pak gjalp dhe hedhim vezën e rrahur mirë. Bashkë me vezën hedhim edhe djathin e tostit.

Pasi djathi të jetë shkrirë dhe veza është skuqur e heqim nga tigani.

Marrim proshutën dhe e skuqim deri sa të marrë ngjyrë kafe.

Pasi të jetë bërë e heqim nga tigani.

Marrim avokadon dhe e presim në feta të holla.

Pastaj marrim të gjitha produktet me radhë, marrim fetën e bukës dhe fillojmë t’i vendosim me radhë.

Vezën me djathin, proshutën dhe sipër vendosim avokadon.

I vendosim dhe fetën tjetër të bukës dhe gati keni tostin e shijshëm të mëngjesit.

Mund ta shoqëroni me ndonjë lëng frutash.

Komento