1 mango e madhe, e qëruar dhe e prerë në feta të holla
6 nektarina ose pjeshkë, ose një përzierje, të prera në feta
4 fruta pasioni (kërkoni ato me lëkurë të rrudhur, kjo do të thotë se janë pjekur), të përgjysmuara, farat dhe tuli i hequr
1 grusht gjethe mente
Ngrohni furrën në 200C. Hapni 1 fletë sfoliatë, por lëreni në letër kuzhine. E vendosim në një tepsi, e pudrosim me 2 lugë sheqer pluhur, më pas e mbulojmë me një letër kuzhine dhe një tepsi tjetër për pjekje që ta shtypim. Vendosini tepsisë diçka sipër për ta rënduar. Piqeni për 30 minuta, më pas kontrolloni nëse peta është e artë e gjitha. Nëse jo, kthejeni për 5 minuta të tjera ose më shumë në furrë. Përsëriteni me fletën tjetër të sfoliatës(ose gatuajini të dyja bashkë nëse keni mjaftueshëm tepsi). Pasi të kenë dalë nga furra, prisni skajet me një thikë të madhe dhe të mprehtë. Lëreni të ftohet.
Rrihni butësisht maskarponen, panën, vaniljen dhe sheqerin pluhur të mbetur, më pas transferojeni gjysmën në një qese pastiçerie të pajisur me një grykë të rrumbullakët 1,5 cm (ose thjesht nxirreni nga këndi i qeses). Filloni të krijoni forma me përzierjen e maskarpones nga skajet e sfoliatës. Hidhni sipër gjysmën e frutave dhe spërkatni me pak sheqer pluhur.
Vendosni sipër copën e dytë të sfoliatës, më shumë krem mascarpone (duke rimbush qesen kur keni nevojë), frutat e mbetura, sheqerin pluhur dhe në fund disa gjethe menteje. Përdorni një thikë të dhëmbëzuar për të prerë shtresat pa e shtypur të gjithë tortën.
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
Komento