Sugjerojmë:

Tortë me kos dhe mollë. E shijshme, e lehtë, pa gjalpë

Tortë me kos dhe mollë. E shijshme, e lehtë, pa gjalpë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

E butë, e shijshme, shumë aromatike falë prezencës së lëkurës së limonit, torta me mollë e bërë në shtëpi me kos dhe pa gjalpë është ëmbëlsira ideale për këdo që dëshiron të hajë në mënyrë të shëndetshme pa hequr dorë nga shija.

Ingredientët

  • 300 gr miell 00
  • 3 mollë
  • 100 ml vaj farash
  • 2 vezë
  • 100 gr sheqer
  • 250 gr kos
  • 1 bustinë maja
  • Lëkura e grirë e një limoni

Udhëzimet

1

Grini lëkurën e një limoni.

2

Pritni mollët në kubikë e më pas kalojini në miell.

3

Rrihni vezët me sheqerin dhe lëkurën e grirë të limonit.

4

Pak nga pak shtoni gjithë përbërësit e tjerë.

5

Dekoroni tortën duke përdorur disa thela molle të prera hollë.

6

Shtoni pak sheqer pluhur

7

Piqeni në 180 gradë Celsius për gati 30 minuta.

8

Kontrolloni pjekjen me një kungjë dhëmbësh.

Lini një koment