Me origjinë mesjetare, kjo tortë është një ëmbëlsirë tipike e traditës së Modenës dhe përgatitet sidomos në periudhën e festave të fundvitit, por shijon njësoj në çdo lloj feste apo dite kur keni dëshirë për diçka të ëmbël. Përbërës bazë i kësaj recete janë arrat e freskëta që gjenden në treg në fillim të vjeshtës, megjithatë mund të përgatitet edhe me thelpinj arrash të thata. Nëse doni t’i ruani të njoma thelpinjtë e arrave, mund t’i vendosni në ngrirje deri në 5-6 muaj.
Përbërësit:
300 gr miell
300 gr thelpinj arrash
300 gr mjaltë
130 gr gjalpë
150 gr çokollatë e zezë
Gjysmë lugë kafeje maja me aromë vaniljeje
1 vezë + 1 e verdhë
1 limon
2 lugë gjelle sheqer
Gjysmë gote verë e bardhë
Gjysmë gote rum
Pak kripë
Përgatitja:
Në një tas bashkoni gjalpin e prerë në copa, sheqerin, lëkurën e grirë të një limoni, pak kripë dhe punoni brumin me duar. Shtoni fillimisht vezën e plotë dhe më pas të verdhën, pastaj miellin e situr e majanë. Formoni një top, mbështilleni me një pecetë dhe lëreni të pushojë për gjysmë ore në frigorifer.
Hapni brumin në një plan pune ose tavolinë të spërkatur me miell në mënyrë që të merrni një petë me trashësi 2-3 mm. Me ndihmën e një tasi ose kartoni, prisni dy disqe: njërin me diametër 24 cm dhe tjetrin pak më të madh. Merrni një tepsi me diametër 24 cm, lyejeni me gjalpë, spërkateni me miell, vendosni në të petën me sipërfaqe më të madhe dhe ngjesheni mirë me ndihmën e një piruni.
Përgatisni mbushjen me fruta të thata. Nëse do të përdorni thelpinj arrash të njoma, vendosini në ujë të vluar t’u hiqni cipën pasi mund të hidhërojnë tortën. Përziejini thelpinjtë e grirë të arrave me rumin dhe mjaltin. Nëse mjalti nuk është i rrjedhshëm, ngroheni në mikrovalë ose në banjëmari.
Shpërhapeni miksin e mjaltit dhe arrave tek brumi duke e niveluar me një spatul të lagur. Sipër kësaj mase vendosni petën tjetër në mënyrë që të mbuloni mbushjen dhe me duar të lagura mbyllini mirë buzët e dy petëve me njëra-tjetrën.
Krijoni disa vrima me pirun dhe piqeni në 180 gradë për 40 minuta derisa sipërfaqja të jetë e artë dhe krokante. Hiqeni nga furra, nxirreni nga forma dhe lëreni të ftohet.
Shkrini çokollatën në banjëmari me verën dhe gjysmë gote ujë duke i përzier. Lëreni salcën të vaket. Dhe pastaj hidheni në qendër të tortës duke e përhapur me një lugë të lagur.
Dekorojeni tortën me thelpinj arrash dhe lëreni të pushojë derisa salca e çokollatës të jetë tharë. Torta do të qëndrojë e fortë deri në 5-6 ditë në një vend të freskët. Nëse e prisni, duhet të konsumohet brenda 2-3 ditëve.
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
1️⃣ Përzierja e përbërësve Qëroni bananen dhe hiqni tulin e avokados. Vendosini në një tas ose në një blender të vogël. 2️⃣ Blenderimi Shtoni qumështin e gjirit ose formulën nëse dëshironi një teksturë më të butë. Përdorni një pirun...
1️⃣ Përzierja e përbërësve Vendosni të gjithë përbërësit në një blender të fuqishëm. 2️⃣ Blenderimi Përziejini për 1-2 minuta derisa të krijohet një masë kremoze dhe homogjene. 3️⃣ Shërbimi Hidheni në një gotë të madhe dhe shijojeni menjëherë! 🔹...
Lini një koment