Sugjerojmë:

Tortë me ҫokollatë dhe arrë koksi, pa miell!

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
2 orë e 10 minuta
Sugjerohet për:
8-10 persona
Kalori:
170 gr gjalpë + më tepër për tavën
300 gr copëza ҫokollate gjysmë të ëmbla
1 lugë gjelle pluhur kakao + më tepër për dekor
6 vezë
1 gotë e ¼ sheqer
1 lugë ҫaji kripë
1 lugë ҫaji ekstrakt vanilje
1 gotë arrë kokosi e grirë hollë e pjekur
Mascarpone për sevirje

Ngrohni  paraprakisht sobën në 165 gradë. Në një enë të vogël në zjarr të ulët, shkrini gjalpin. Kur të jetë shkrirë, fikni sobën dhe shtoni copëzat e ҫokollatës dhe trazojeni në nxehtësinë e vet derisa të shkrijë ҫokollata dhe të jetë formuar një masë. Lëreni  të ftohet.

Lyeni bollshëm me gjalpë një tavë ëmbëlsirash me hapje dhe spërkatni fundin dhe pjesën anësore me kakaon pluhur.

Në një enë të madhe bashkoni vezët, sheqerin, kripën, vaniljen dhe gjysmë gote arrë kokosi. Rrihini me rrahëse elektrike me fuqi të ulët për 1 minutë dhe me fuqi të lartë për 10 minuta. Pasi të keni mbaruar, bashkojeni me kujdes me ҫokollatën e shkrirë derisa të bëhen një masë e vetme.

Masën hidheni në tavë dhe goditeni tavën disa herë mbi banak për të hequr ndonjë flluskë ajri. Futeni në furrë për 45-50 minuta derisa të jetë forcuar. Lëreni të ftohet dhe më pas prijeni në trekëndësha, duke e spërkatur me pjesën e mbetur të arrës së kokosit dhe duke e shërbyer me maskarpone.

Komento