Sugjerojmë:

Thjerrëza të ziera me domate dhe majdanoz

3 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
3 thelpinj hudhër
1 1/2 filxhanë thjerrëza
400 gr domate
0.4 litër lëng pule
2 filxhanë ujë
2 gjethe dafine
Kripë, Piper
1/3 filxhan majdanoz

1.Nxehim vajin e ullirit në një tigan të rëndë dhe i gatuajmë qepët për rreth 8 minuta.

2.Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë t’i gatuajmë edhe për një minutë ose dy.

3.Më pas shtojmë thjerrëzat, domatet, gjethet e dafinës, 1 filxhan ujë dhe lëngun e mishit dhe i lemë të vlojnë.

4.Ulim nxehtësinë dhe i gatuajmë në temperaturë afër mesatares, duke i shtuar më tepër ujë derisa të bëhen më të buta, për rreth 20 minuta.

5.I marinojmë me kripë dhe piper.

6.Heqim gjethet e dafinës dhe i trazojmë me majdanoz të copëtuar.

7.I shërbejmë të nxehta.

Lini një koment