Një prej mënyrave më të thjeshta dhe më ekonomike për të dekoruar shtëpinë është përdorimi i frutave dhe perimeve. Nëse i hamë, na japin vitalitet, mirëqenie dhe energji. Por frutat dhe perimet, me gjithë paletën e ngjyrave që natyra ka vënë në dispozicion, janë edhe një gëzim për sytë. Kështu që fare mirë mund t’i përdorim edhe në dekoret e personalizuara të shtëpisë, siç bëjmë për shembull me kungujt për Halloween.
Përse mos t’i përdorim gjithë vitin për ta bërë më të bukur ambientin ku banojmë? Një dozë freskie që nuk ikën kurrë nga moda: zbuloni disa ide për të dekoruar shtëpinë me fruta e perime
Një shportë me perime, fruta dhe lule në mes të tavolinës. Zgjidhni një shportë ose kosh prej materialeve natyrale si druri, ose mund të përdorni dhe një vazo qelqi.
Një vazo lulesh prej kungulli. Pritini kungullit pjesën e sipërme, hiqini tulin e farat dhe mbusheni me lulet tuaja të preferuara.
Vazo të kthyera mbrapsht. Merrni një vazo qelqi dhe mbusheni me frutat se perimet që ju pëlqejnë më shumë. Nëse tryeze juaj është prej druri ose me ngjyra, zgjidhni fruta e perime që krijojnë efektin tropikal. Nëse është gri, e bardhë ose e zezë, shkëlqimi i mandarinave e portokajve do të ishte i duhuri në rastin tuaj.
Dekor me fruta të thata. Edhe një mollë e thjeshtë mund të transformohet në një objekt të bukur dekori i vendosur tek dera ose dritarja. Merrni një mollë të kuqe, priteni në feta të trasha në sens horizontal. Vendosini fetat në furrë të ngrohur në 50 gradë për 3 orë dhe lëreni pak hapur derën e saj ose përdorni opsionin e ventilimit. Bëni një vrimë tek fetat e tyre dhe kaloni një shirit me ngjyra në to për t’i lidhur.
Vazo me luleshtrydhe. E kuqja e luleshtrydheve do t’i dhurojë menjëherë tryezës suaj një dozë alegorie: ndërthureni me aksesorë të tjerë, duke zgjedhur për shembull mbulesa tavoline të së njëjtës ngjyrë. Nëse doni të luani me kontrastet, mbështetuni tek e kaltra. Merrni një grusht luleshtrydhesh dhe vendosini në një enë qelqi ose alumini. Shkruani emrin e të ftuarve në një copë letër dhe ngjiteni në enë, duke i bërë miqtë të ndihen specialë.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment