Sugjerojmë:

Të shpejta dhe me shije mahnitëse: Petulla të mbushura me djathë dhe ullinj

1 kg miell
3 vezë
50 gr sodë buke
50 gr kripë
3 gota kos
Djathë
Ullinj të zinj
  1. Në një enë tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe kosin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier vazhdimisht.  Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
  2. Më pas e marrim e shtrijmë në tavolinën e punës dhe e hollojmë me dorë. E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht.  E presim në copa.
  3. Në një enë shtypim pak djathë. Marrim ullinj të zinj, u heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi.
  4. Mbi gjysmën e copave vëmë pak nga masa me djathë dhe ullinj. I mbulojmë me copat tjera të brumit.
  5. I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi. I skuqim në vaj të ngrohtë.
  6. Mund të shërbehen për mëngjes.

Lini një koment