Sugjerojmë:

Të ëmbla, të shijshme dhe mbi të gjitha pa sheqer

Të ëmbla, të shijshme dhe mbi të gjitha pa sheqer

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Ngrënia e sheqerit i bën keq jo vetëm linjave, por edhe shëndetit. Dëshira për të ëmbla është fiziologjike dhe duhet përmbushur, por duke edukuar regjimin tonë me tipe të shëndetshme të ëmbëlsirave dhe pa efekte anësore. Efektet e perimetrit rreth belit janë të parat që vihen re kur e teprojmë me sheqerin, më pas ndiqen nga lëkura e cila humb shkëlqimin e saj, etj. Ja pse duhet të përpiqemi ta eliminojmë sheqerin duke e hequr nga dieta e përditshme dhe duke e konsumuar vetëm në raste të rralla. Por si të kënaqim dëshirën për të ëmbla pa ngrënë sheqer? Shef Mario Bianchi sjell recetën e ‘praline pa sheqer’. Mund të shijoni mrekullinë e ëmbëlsirave pa u ndjerë hiç në faj për sheqerin.

Ingredientët

  • 50 gram bajame të qëruara
  • 50 gram lajthi të qëruara
  • 140 hurma arabe të freskëta, jo të sheqerosura
  • lëkura dhe lëngu i një limoni
  • 2 lugë kokos pluhur
  • 1 lugë e vogël kakao pluhur

Udhëzimet

1

Përgatitja është thjeshtë. Bluani të gjithë përbërësit në blender derisa të merret një masë homogjene, por jo domosdoshmërisht e bluar shumë imët.

2

Me ndihmën e një luge akulloreje përgatisni sfera të vogla dhe kalojini në pluhurin e kokosit të grirë. Lërini në frigorifer 5 orë para se t’i shërbeni.

Lini një koment