Tavë me penne, fileto pule dhe limon

Tavë me penne, fileto pule dhe limon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të hap oreksin kjo recetë!

Ingredientët

  • 200 ml krem pana
  • 3 lugë gjelle parmigiano i grirë
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 pako penne
  • 500 gram fileto pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 100 ml lëng pule
  • djathë mozzarella
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita.

2

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet. Largojmë mishin nga tigani.

3

Shtojmë në tigan 1 lugë gjelle vaj. Qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet dhe e shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni.

4

I shtoni edhe 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë.

5

Shtoni gjithashtu edhe 3 lugë gjelle parmigiano të grirë, pak kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur.

6

I përziejmë mirë të gjitha.

7

Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makarona hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmigiano.

8

E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.

9

Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

Lini një koment