Tavë e sofrës prizrenase

Tavë e sofrës prizrenase

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Prizreni është një qytet i cili na mirëpret jo vetëm me arkitekturën fantastike, bukuritë e tij, por edhe me gatimet tipike si tava e Przirenit, toplijat, pitalkat, byrekët, gjevrekët, suxhukun, etj. Sot do të ndalemi tek receta e tavës tipike të këtij qyteti e cila është shumë e shijshme sepse bashkon shijet e perimeve, vezëve, djathit, etj. Le të shohim hap pas hapi si përgatitet:

Ingredientët

  • 500 gr speca
  • 3 patëllxhanë
  • 4 kokrra qepë
  • 3 kokrra domate
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 3-4 lugë gjalpë
  • 200 gr copa mish vicci
  • 2 filxhanë ccaji kos
  • 2 lugë miell
  • 4 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Grimë imët qepët. Lajmë perimet e tjera dhe i presim në kubikë. Në një tigan të madh nxehim pak vaj ulliri, shtojmë qepët, patëllxhanët, specat dhe mishin.

2

Më pas shtojmë domatet e grira, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr të ulët. Shtojmë majdanozin. I hedhim më pas perimet në tavë. Më pas përgatisim masën me kos, vezë e djathë. Rrahim vezët, shtojmë miellin dhe kosin duke i përzier mirë të mos krijohen kokrriza. E hedhim këtë masë mbi perimet dhe në fund shtojmë djathin e grirë.

3

E pjekim për 40 minuta në furrë të parangrohur për 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Lini një koment