Sugjerojmë:

Tani “Kaon” është më afër jush! Porosit me SnapFood pjatat e shijshme të restorantit dhe shoqëroji me një birrë të ftohtë

Prej disa ditësh “Kaon” është më afër jush duke ju dhënë mundësinë të porosisni me SnapFood pjatat tuaja të preferuara.

Ajo çka duhet të bëni është të shkarkoni falas nga telefoni juaj SnapFood dhe të njiheni me pjatat e veçanta që “Kaon” ofron për ju.

Neps.al ju sugjeron ndër të tjerash të provoni sallatën Kaon, specialitetin e “Kaon Brewhouse”. 

Mos nguroni të porosisni edhe karkalecat me pana dhe kërpudha, pasi kush e ka provuar e di shijen fantastike të kësaj pjate përgatitur me pasion dhe shumë dashuri nga kuzhina e madhe e “Kaon”.

Të gjitha këto pjata, shoqëruar edhe me birrën e famshme Kaon sigurisht që të shijojnë më shumë!

Këtu do të gjeni pjata të ndryshme supërash, sallatash të shëndetshme, hamburgera, pasta të shijshme, specialitete të restorantit dhe antipasta.

Për disa prej pjatave specifike madje ju përfitoni edhe 1 birrë Kaon FALAS!

Për të zbuluar cilat janë këto pjata, por edhe për t’u njohur më një sërë alternativash të tjera të mundshme për porosi hyr në SnapFood dhe bëj zgjedhjen tënde tani!

Lini një koment