Super të shijshme këto pasta me brokoli dhe fara pishe
300 gr makarona
2 lugë gjelle rikota
400 gr brokoli
4 lugë gjelle fara pishe
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
4 lugë gjelle djathë Pecorino
1.Ziejmë pak brokolin, aq sa të mbeten të fortë. 2.Lëngun ku ka zierë brokoli e përdorim për të zierë makaronat që të marrin erën e brokolit. 3.Ndërkohe, në një mikser përziejmë 2 lugë gjelle rikota, dy lugë gjelle me stika pishe, 4 lugë gjelle me djathë të grirë pecorino, një thelpi hudhër dhe vaj ulliri deri sa të përftojmë një masë kremoze. 4.Këtij kremi i shtojmë edhe dy garuzhde ujë nga i brokolit për ta holluar, por jo që të bëhet shumë i hollë. 5.I bashkojmë me copat e prera të brokolit dhe ia shtojmë makaronave. 6.Në fund skuqim me gjalpë dy lugë gjelle me stika pishe dhe ua shtojmë nëpër pjata makaronave.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment