Supë me qumësht kokosi dhe pastë kerri sipas kuzhinës aziatike
1 lugë gjelle vaj susami
1 lugë çaji xhenxhefil të grirë
2 lugë pastë kerri të kuqe
1/2 qepë e kuqe
4 thelpinj hudhër të grirë
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper i zi
1 lugë gjelle salcë soje
2 lugë sheqer
3 gota supë perimesh
1 kanaçe qumësht të arrës së kokosit
1 grusht spinaq
1 lime
Borzilok
Lakra vjollcë
1.Në një tigan mbi nxehtësinë e mesme ngrohni vajin e susamit. 2.Shtoni në të xhenxhefilin e grirë dhe pastën e kerrit dhe përzijini që ta skuqen për rreth 1 minutë. Shtoni në të qepën e copëtuar dhe hudhrën dhe gatuajeni derisa qepa të jetë pak e tejdukshme, rreth 5 minuta. 3.Shtoni sipër kripën, piperin e zi, sheqerin dhe përziejini sëbashku. 4.Shtoni qumështin e arrës së kokosit dhe supën e perimeve. 5.Lëreni supën të ziejë për 10-15 minuta. 6.Shtrydhni sipër lime dhe përziejeni. 7.Hiqeni nga soba dhe shtoni lakrën lejla dhe të gjithë përbërësit e tjerë që nuk keni hedhur. 8.Përzijeni mirë supën dhe shërbejeni sa të ftohet pak. (Këtë supë mund ta bëni dhe me noodles).
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment