1.Filetot e salmonit i ndajmë në kubikë jo shumë të vegjël.
2.Preshët e pastruar, i presim në feta të holla.
3.Karrotat i qërojmë, i lajmë, i presim në rrota të holla dhe më pas i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar derisa të zbuten. Heqim karotat dhe ziejmë preshët për 5 minuta që nga momenti kur marrin valë.
4.I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
5.Në një tigan, tretim 1 lugë gjalpë dhe skuqim qepën të grirë hollë, karotat, preshin dhe kubikët e salmonit.
6.I skuqim për 6-8 minuta duke i përzier vazhdimisht me lugë druri.
7.Heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë mënjanë.
8.Në një tenxhere, shkrijmë 2 lugët e gjalpit që na kanë mbetur bashkë me miellin dhe kur ky i fundit të marrë ngjyrë, shtojmë lëngun e valuar të perimeve dhe e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë që mielli të mos krijojë kokrriza.
9.Pas pak minutash, shtojmë panën dhe mustardën.
10.E rregullojmë për kripë e piper.
11.Shtojmë këtu përzierjen me karrota e salmon që kemi në tigan, i përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e heqim tenxheren nga zjarri.
12.Shtojmë lëngun e limonit dhe supa është gati për t’u shërbyer.
13.Me copat jeshile të preshit, të prera hollë, dekorojmë pjatat.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment