Supë me lulelakër për të forcuar imunitetin! Receta nga Blerina Bombaj

Supë me lulelakër për të forcuar imunitetin! Receta nga Blerina Bombaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo supë përgatitet kollaj dhe është shumë efektiv për të forcuar imunitetin tonë!

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 2 patate
  • 1 gotë qumësht
  • 1/2 thelpi hudhër
  • 1 filxhan çaji djathë parmixhano
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani lulelakrën dhe e ndani në copa të vogla. E vendosni në një tavë duke i shtuar sipër kripë, piper, vaj ulliri.

2

E fusni në furrë të piqet për 5-7 minuta, në nxehtësi mesatare.

3

Në një tenxhere vendosni për të zierë patatet. i qeroni dhe i vendosni në një blender.

4

I shtoni qumështin, hudhrën dhe lulelakrën.

5

Masën kalojeni në një tenxhere të vogël, i jepni një valë.

6

Rregullojeni shijen me kripë, piper dhe shërbejeni të ngrohtë me pak djathë parmixhano sipër. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Instagram e dietologes Blerina Bombaj

Lini një koment