Supë me lulelakër dhe presh

Supë me lulelakër dhe presh

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Lulelakra është një perime e çmuar, për vitaminat që përmban së bashku me kripërat minerale si dhe për faktin që bëhet fjalë për një perime të varfër në kalori, por me shumë nutrientë. E shkëlqyer për dietat dobësuese. Por lulelakra ka një tjetër veti unike: është shumë e përshtatshme në plot përdorime në kuzhinë.

Ingredientët

  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë
  • 1 patate e madhe e grirë
  • 1 presh i grirë (vetëm pjesa e bardhë)
  • 1 lulelakër e madhe
  • 5 filxhana brodo perimesh
  • 1 filxhan pana
  • kripë e piper

Udhëzimet

1

Nxehni vajin në një tenxhere dhe shtoni qepën, patatet dhe preshtë. Sapo të zbuten pak, shtoni dhe lulelakrën dhe brodon e perimeve.

2

Lëreini të ziejnë dhe prisni derisa lulelakra të zbutet. Tranferoni gjithçka në një frulator dhe frulojini derisa të merrni një krem homogjen.

3

Rivendoseni përsëri në zjarr, shtoni panën dhe lëreni edhe për 5-6 minuta.

4

Hidhini kripë e piper. Servireni në tryezë me pak vaj dhe piper të sapobluar.

Lini një koment