Sugjerojmë:

Supë me karrota dhe selino, e lehtë dhe me shije të mirë

2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
1 qepë të vogël, të grirë
1 karotë të vogël, të prerë hollë
1 brinjë selino
1/2 lugë çaji terragon të thatë
2 gota lëng perimesh
1/2 filxhan verë të thatë

1.Nxehni vaji në një tigan të mesëm mbi nxehtësinë mesatare.

2.Hidhni qepët e grira deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, rreth 5 minuta.

3.Ngadalë shtoni karrotat, selinonë dhe terragonin dhe vazhdoni ta gatuani edhe 5 minuta, ose derisa karrotat të jenë zbutur.

4.Shtoni lëngun e perimeve dhe verën dhe lërini të valojnë.

5.Uleni pak nxehtësinë dhe vazhdoni ta gatuani 15 minuta më gjatë.

6.Shërbejeni të nxehtë.

Lini një koment