Sugjerojmë:

Supë me karota, thjerrëza dhe xhinxher të freskët

Supë me karota, thjerrëza dhe xhinxher

Një supë si kjo nuk zhgënjen, sepse përveçse është shumë e shijshme, lufton të ftohtin dhe virozat. E pasur me beta karoten nga karotat, antioksidantë nga shafrani dhe xhinxheri, proteina, fibra e kalium nga thjerrëzat, kjo supë është vërtet e ushqyeshme dhe ka vlerën e një medikamenti.

Ingredientët

  • 3 kupa karota të vogla (baby)
  • ½ luge çaji shafran Indie
  • Një rrënjë xhinxheri 2.5 cm i ndarë në dy copa + 1 lugë gjelle xhinxher i grirë imët
  • 3 speca djegës jeshilë
  • Gjysmë kupe thjerrëza të verdha të shpëlara
  • 2 lugë gjelle vaj kikiriku
  • 2 qepë mesatare të grira
  • 2 domate me lëkurë të qëruar dhe të grira
  • ¾ lugë çaji piper i kuq
  • 1 lugë gjelle uthull vere
  • Kripë
  • 2 lugë çaji gjalpë bimor (sipas dëshirës)
  • 3-4 lugë gjelle qepë të njoma të grira imët

Udhëzimet

1

Gatuajini karotat në avull derisa të zbuten. Pritini në formë rrethore dhe lërini mënjanë.

2

Bashkoni ¼ lugë çaji shafran Indie, 2 copat e xhinxherit, specat jeshile the thjerrëzat, shtoni ujë dhe ziejini derisa thjerrëzat të zbuten e jo të jenë al dente.

3

Më pas hiqini specat jeshile dhe copat e xhinxherit dhe grijini imët. Lërini mënjanë.

4

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit. Shtoni qepët e grira dhe kaurdisini derisa të bëhen të tejdukshme.

5

Shtoni xhinxherin dhe specat jeshile të prera, xhinxherin e grirë imët (1 lugë gjelle) dhe domatet. Gatuajini për 3-5 minuta.

6

Shtoni aty shafranin e mbetur, piperin e kuq, uthullën, kripën. Shtoni dhe karotat e thjerrëzat e ziera dhe përziejini mirë.

7

Pasi përzierja të ftohet pak, transferojeni në blender dhe shtoni gradualisht dy 2 gota ujë.

8

Transferojeni përsëri në tenxhere dhe ziejeni për disa minuta në nxehtësi mesatare.

9

Gradualisht shtoni një tjetër gotë ujë për të arritur konsistencën e duhur të supës.

10

Shtoni gjalpin bimor nëse dëshironi dhe shërbejeni me qepët e njoma të prera.

Lini një koment