Sugjerojmë:

Supë krem patatesh, thjesht e mrekullueshme!

6 shirita proshute
3 gota patate të prera me kubikë
1 karotë të vogël, të grirë
1 lugë majdanozi të thatë
1/2 filxhan qepë
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper
1 pako supë pule
1/2 lugë çaji farë selino
3 lugë miell
3 gota qumësht
2 copa djathë bebe
2 qepë jeshile, të prera hollë, opsionale

1.Në një tigan të madh gatuani proshutën mbi nxehtësi mesatare duke e trazuar herë pas here.

2.Shtoni perimet, erëzat dhe supën dhe uleni nxehtësisnë.

3.Lërini të ziejnë, derisa patatet të jenë të buta, rreth 10-15 minuta.

4.Shtoni miellin dhe qumështin dhe gatuajeni me ngadalë duke e trazuar deri sa masa e supës te trashet.

5.Shtoni djathin derisa të shkrihet dhe supën shërbejeni me qepë jeshile.

Lini një koment