1.Në fillim përgatisni brodon me perimet tuaja të preferuara, ose nëse keni gati në frigorifer, akoma më mirë.
2.Më pas pastroni preshtë. Prituni pjesën jeshile, më pas hiquni 2 ose 3 shtresat e jashtme të pjesës së bardhë. Për supën do të përdorim vetëm pjesën e bardhë.
3.Pritini në feta rrethore, më pas qëroni pataten, priteni në kubikë.
4.Në një tigan ku keni ngrohur pak vaj ulliri, shtoni preshtë e prerë në feta, kavardisini për disa minuta në zjarr të mesëm dhe më pas shtoni patatet e prera në kubike.
5.Shtoni brodon e perimeve, aromatizojeni me piper e trumzë dhe lëreni supën të ziejë për 30-35 minuta. Kur perimet të jenë zbutur, hidhini në frulator për të përftuar një krem homogjen.
6.Kalojeni supën në mikser derisa të bëhet një krem homogjen dhe hidheni përsëri në tenxhere ose në supiere. Tani është koha të merreni me copat e bukës: Në një frulator shtoni gjethet e rozmarinës, piperin e kuq të ëmbël, gjethet e fionkut, rigonin, trumzën dhe grijini të gjitha për të krijuar një miks aromatik erëzash.
7.Merrni disa feta buke dhe pritini në kubikë. Më pas përziejini me pak vaj dhe erëzat e përgatitura. Më pas shtrojini në një tavë ku keni vendosur letër furre dhe piqini në furrë për 10 minuta ose derisa të kenë arritur ngjyrë të artë.
8.Më pas hiqini, shërbeni supën dhe dekorojeni me kubet e bukës së thekur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment