Sugjerojmë:

Supë bizelesh me djathë mocarella, mente dhe proshutë

250 gr bizele të ngrira
2-3 feta proshutë
6 copa mocarella të vogla
1 tufë mente e freskët
2-3 gota lëng perimesh
1 thelpi hudhër
1 lugë gjalpë
Vaj ulliri
Kripë e piper sipas dëshires

1.Bizelet e ngrira i hedhim për 10 minuta në tenxhere me ujë të valuar e kripë.

2.I kullojmë dhe i hedhim direkt në një tas me ujë e akull që të ruajnë ngjyrën jeshile.

3.Më pas i kullojmë dhe i hedhim në një tenxhere ku kemi hedhur gjalpin dhe hudhrën të skuqen bashkë me 4-5 gjethe mente.

4.Shtojmë 2 gota me lëng dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta.

5.Grijmë të gjithë masën në blender, duke shtuar lëng sipas nevojës për të patur kremozitetin që duam. E rregullojmë për kripë e piper.

6.Proshuten të prerë në copa të vogla, e vëmë të thekërrohet në një tigan pa vaj.

7.I heqim dhe u pastrojmë yndyrën e tepërt me letër kuzhine.

8.Shërbejmë kremin me bizele duke i vënë sipër djathin mozzarella, gjethe mente, proshutë, pak piper e disa pika vaj ulliri.

Lini një koment