Paella me fruta deti
Në një tigan të madh dhe të thellë, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë copat e pulës, duke i skuqur derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i skuqim derisa të zbuten. Pastaj shtojmë specin...
Sugjerojmë:
Të gjithë e njohim strudelin e famshëm me mollë, një recetë tipike e Trentinos në Itali. Por e dinit që strudeli është shumë i mirë edhe në versionin e kripur? Sot jua prezantojmë si një pjatë të dytë origjinale, duke zëvendësuar mbushjen e frutave me një miks të kripur specash, djathi e ullinjsh. Është një pjatë që mund ta përgatini më herët dhe ta shijoni në momentin që nuk keni kohë të gatuani.
Si fillim, përgatisni mbushjen. Lani, zbrazni dhe prisni specat. Merrni një tigan dhe nxeheni dy lugë vaj ulliri. Skuqni qepën, shtoni më pas specat dhe rregullojini me kripë e piper. Kujdes me kripën, mos harroni që ka dhe djathi e ullinjtë. Në mes të kohës së skuqjes shtoni dhe ullinjtë e zinj. Lërini në zjarr për 10 minuta.
Hapni petën sfoliat dhe mbusheni me përgatitjen e specave dhe ullinjve si dhe djathin e prerë në feta duke e rrotulluar me kujdes. Bëni kujdes me anët. Mos harroni të lini 5 cm për cdo anë për të mbyllur sicc dhet strudelin,.
Bëni disa prerje horizontale me majën e thikës në sipërfaqe. Lyeni më pas sipërfaqen e strudelit me pak qumësht dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 180 gradë për gjysmë ore.
Në një tigan të madh dhe të thellë, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë copat e pulës, duke i skuqur derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i skuqim derisa të zbuten. Pastaj shtojmë specin...
Në një tigan të thellë, skuqim pançetën derisa të bëhet krokante dhe e heqim nga tigani, duke e lënë vajin e pançetës për më shumë shije. Shtojmë qepën dhe e skuqim derisa të zbutet, më pas shtojmë shpargun dhe...
Lyejmë me miell copat e kofshës së viçit dhe i skuqim në vaj ulliri dhe gjalpë, derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I vendosim mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtojmë qepën, karrotat dhe selinonë...
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment