Sugjerojmë:

Sphagetti + djathë + piper=Më e thjeshta është më e shijshme

Një pjatë tipike, klasike dhe e pavdekshme e kuzhinës romane. Përbërësit e saj e bëjnë perfekte këtë pjatë edhe kur keni pak minuta kohë në dizpocion për t’i gatuar.

Përbërësit:

  • 400 gram spaghetti
  • 200 gram djathë pekorino romano
  • piper i zi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë

Përgatitja:

  1. Zjeni pastat ‘al dente’ në ujë të kripur duke shtuar dhe një lugë vaj ulliri. Në një enë qelqi ose alumini hidhni djathin pekorino të grirë së bashku me piperin e sapobluar.
  2. Shtoni dhe makaronat në enën me djathë dhe piper së bashku me dy lugë nga uji i zjeries së tyre. Përziejini me një pirun derisa të jenë kremoze dhe servirini të nxehta.

Lini një koment