1 kungull i njomë, i prerë për së gjati dhe në feta të holla
500 gr kinoa e gatuar
85 gr djathë feta, i grirë imët
1 grusht majdanoz, i grirë
Ngroheni furrën në 200C. Pritini çdo spec në gjysmë dhe hiqni farat. Vendosni specat, me anën e prerë lart, në një letër pjekjeje, spërkatini me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe i kriposn i mirë. Piqini për 15 minuta.
Ndërkohë, në një tigan të vogël ngrohim 1 lugë vaj ulliri, shtojmë kungullin dhe i kaurdisim derisa të zbuten. E heqim nga zjarri, më pas i përziejmë me kinoan, djathin dhe majdanozin. Spërkateni me piper.
Ndani përzierjen e kinoas mes gjysmave të specave dhe më pas kthejeni në furrë për 5 minuta. Shërbejeni me një sallatë jeshile, nëse dëshironi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento