Snapfood shndërrohet në Kupid: Njihuni me historinë e çiftit që u dashurua në aplikacion
Në Snapfood mesa duket nuk ke vetëm mundësinë të porosisësh ushqimet e tua të preferuara apo produkte të tjera të domosdoshme, por mund të gjesh dhe dashurinë! Pikërisht kjo duket se ka ndodhur me dy të rinj nga Tirana, që kanë zbuluar për Snapfood se si u dashuruan ndërkohë që komunikonin në chat-in e aplikacionit.
“1 muaj lidhje! Duhet t’ju blejmë këpucë se ju jeni mblesit. U lidhëm te chat-i i aplikacionit!”-shkruan vajza në një mesazh dërguar Snapfood në Instagram dhe historia s’mund të ishte më e këndshme se kaq!
Siҫ rrëfen ajo, të dy njiheshin që më parë, por teksa komunikonin në chat-in e Snapfood duke ndarë mendimet e tyre për ushqimet, duket se në stomak përveҫ ushqimeve kanë fillluar edhe fluturat.
“Llupësa të dy! Njiheshim që më përpara domethënë, por duke folur në chat për punë ushqimesh, provo këtë…porosit atë… na u zgjat biseda pak si shumë.”-shprehet më tej ajo duke dërguar dhe një foto të bisedës nga ku duket se ka filluar gjithҫka.
Djali e ka ftuar në një takim dhe mesa duket gjërat paskan marrë rrjedhën e duhur. Dashuria nuk kaloka vetëm nga stomaku, por tashmë edhe nga Snapfood!
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të...
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Lini një koment