Smoothie me gjalpë kikiriku dhe banane për të nisur ditën
Kur një mëngjes i ngarkuar ju paralajmëron për një ditë të gjatë pune, një smoothie me banane do të ishte zgjidhja perfekte. Kjo pije proteinike do t’ju siguronte një start të ushqyeshëm dhe të shijshëm për ditën.
Përbërësit:
1 filxhan kos grek
½ filxhan qumësht të ulët në yndyra
¼ filxhan ujë
2 banane të prera
1 ½ lugë gjelle drithëra pluhur
1 lugë gjelle mjaltë
¼ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
¼ lugë çaji arrë moskat pluhur
2 kube akulli
2 lugë gjelle gjalpë kikiriku natyral
Udhezime:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender përveç gjalpit të kikirikut.
Frulojini në shpejtësi mesatare për 15 sekonda. Largoni përbërjen që mbetet tek anët. Frulojini për 15 sekonda përsëri.
Shtoni gjalpin e kikirikut dhe përzieni përbërjen me shpejtësi mesatare për 30 sekonda derisa të gjithë përbërësit të homogjenizohen.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment