S’ka nevojë për bileta avioni. Kuzhina arabe ka ardhur në Tiranë
Tradicionalisht kuzhina e një vendi është mënyra më e mirë për të kuptuar kulturën, arkitekturën e një vendi, traditat dhe shumë më tepër. Prandaj të provosh kuzhinën arabe është gati si të vizitosh ndonjë vend në Lindjen e Mesme.
Ushqimi është i bollshëm dhe ka shumë opsione të ndryshme. Të gjithë duan të provojnë sa më shumë gjëra në sa më pak kohë që të jetë e mundur nga kjo kuzhinë.
Por si fillim, nëse ju ka vajtur mendja për një “Shawarma” apo për një “Pite Arabe” vendi që duhet të zgjidhni është “Ali Baba”.
Me hapjen e tij që në vitin 2001 në zonën e “Myslym Shyrit”, ky fast-food ka ditur të kënaqë klientët me pjata që kanë si filozofi kuzhinën arabe. Në fakt, sapo i afrohesh afër dyqanit, nuk mund të mos ndjesh aromën e mishit vendas dhe patateve që si hoqa kurrë nga dieta.
“Mishi i derrit dhe alkooli nuk gjejnë vend këtu”, më rrëfen Engjëllushja, bashkëshortja e themeluesit të kësaj sipërmarrjeje.
Për të, e gjithë kjo punë kishte nisur si rastësi gati 20 vite më parë, por më pas iu dedikua krejtësisht kuzhinës. Ajo punon me orë të tëra aty pa e patur fare kompleks.
“Të gjej staf është e vështirë. Vajzat e reja preferojnë të punojnë në butik sesa në fast-food. Prandaj punoj shumë, gjithë ditën. Edhe njerëzit i kam harruar”.
Ndonëse në Tiranë për një kohë të gjatë ka mbizotëruar kuzhina italiane, greke, kineze edhe ajo arabe po gjen mikëpritje.
Hamburgerat, donerat, pjatat e hapura apo buka me qofte janë vetëm disa nga alternativat që ofron “Ali Baba”. Ndërsa siç jua përmenda në fillim, të famshmet pitet arabe dhe shawarma mbeten më të preferuarat.
Për të provuar shijen origjinale të produkteve me mish të freskët viçi ose pule ju mund të porosisni brenda pak minutash tek “Ali Baba” përmes aplikacionit “SnapFood” .
Kliko këtu për të parë si bëhet një porosi me SnapFood
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment