Sugjerojmë:

Simite të ëmbla shtëpie

Simite të ëmbla shtëpie

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur, simitet e ëmbla të bëra në shtëpi janë një mëngjes ose vakt zemre perfekt për fëmijët. Mund të përgatiten shumë thjesht në shtëpi. Mund të përgatiten edhe njëherë në javë dhe të ruhen të mbështjella me letër kuzhine. Kështu do të qëndrojnë të buta edhe për 5 ditë.

Ingredientët

  • 300 gr miell manitoba
  • 200 gr miell 00
  • 300 gr qumësht
  • 25 g maja birre
  • 50 gr sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • Copëza çokollate (ose fistikë të thërrmuar)

Udhëzimet

1

Ngrohni qumështin me sheqerin, më pas hidhini në një enë dhe shkrini aty majanë.

2

Në një tas tjetër, sitni dy llojet e miellit, zbusni gjalpin dhe shtojini tek përbërja me qumësht, sheqer e maja. Punojini derisa të merrni një brumë të butë dhe elastik.

3

Lëreni brumin të vijë në një vend të ngrohtë i mbuluar për një orë.

4

Pas kësaj kohe, ndajeni brumin në dy pjesë. Tek njëra pjesë ndërfusni copëzat e çokollatës, tek tjetra fistikët e thërrmuar.

5

Formoni topa në madhësinë e një arre (pasi do të fryhen shumë) dhe më pas vendosini në një tavë ku keni shtruar letër furre.

6

Lërini të vijnë për dy orë dhe më pas piqini në 160 gradë për 20-25 minuta.

Lini një koment