Sugjerojmë:

Simite me rrush të thatë që mëngjesi të fillojë ëmbël

500 gram miell
300 ml qumësht
200 gram rrush te thatë
50 gram gjalpë
50 gram sheqer
25 gram maja birre
Lëkura e 1 limoni
1 pako sheqer pluhur me vanilje
Kripë

1.Në një enë të vogël shkrini majanë e birrës në një filxhan të mbushur gjysmë me qumësht dhe 2 lugë sheqer. I përzieni mirë dhe e lini të pushojë derisa në sipërfaqe të jetë formuar shkumë.

2.Ndërkohë qumështin e mbetur ngroheni në një tenxhere dhe shtoni gradualisht, sheqerin, gjalpin, kripën dhe lëkurën e limonit.

3.Merrni miellin, vendoseni në tavolinë dhe hapni në mes një gropë. Shtoni majanë e birrës që përgatitët më parë. Punojeni mirë brumin dhe ndërkohë shtoni qumështin. I shtoni edhe rrushin e thatë. Punojeni mirë brumin dhe e lini mënjanë për të paktën 45 minuta.

4.Pas kësaj e ndani në toptha të vegjël dhe i radhisni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5.I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Nëse dëshironi para se t’i fusni në furrë mund t’i lyeni me pak qumësht sipër.

6.Shtojini sheqerin pluhur dhe simitet janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment