Sugjerojmë:

Si të përgatisni pasta me arra e majdanoz

Makarona gruri
2/3 filxhan me arra të copëtuara
1/4 filxhan vaj ulliri
5 thelpinj hudhre
Gjethe majdanozi
1/2 lugë çaji piper i freskët i zi
1/2 lugë çaji kripë
Djath i shkrirë
Rukola

1.Merrni makaronat dhe vërini të ziejnë në tenxhere për 10-12 min.

2.Ndërkohë merrni arrat dhe vërini në tigan të skuqen për 5 minuta, duke i përzier gjatë gjithë kohës.

3.Hiqni makaronat nga tenxherja dhe kullojini.

4.Në tenxhere shtoni vaj ulluri dhe hudhër dhe vërini të skuqen pak.

5.Më pas merrni makaronat dhe hidhini tek tenxherja me vaj e hudhra.

6.Njëkohësisht shtoni edhe arrat, kripë, piper, majdanoz dhe përzijini mirë.

7.Lërini në zjarr për 2-3 min duke i përzier që të mos digjen.

8.Hiqini nga zjarri dhe shërbejini në pjata me gjethe të rukolas, majdanozit dhe djath të shkrirë.

9.Këshillohet të shërbehen të nxehta.

Lini një koment