Sugjerojmë:

Si të përgatisim ujë të aromatizuar me limon, xhinxher, kastravec e mente

Uji i aromatizuar me limon, xhinxher, kastravec dhe mente është detoksifkues e dezinfektues, një pije natyrale e freskët që na kënaq me delikatesën e një “Moscoë Mule” pa kaloritë e saj. Mund të shijohet si pije gjatë paraditeve, por edhe për t’u shërbyer pas vakteve. Kastraveci ka veprim lehtësues dhe vajrat esenciale të xhinxherit, limonit dhe mentes stimulojnë funksionet e zorrëve.

Hapat për përgatitjen e tij:

  • Lani me kujdes përbërësit. Prisni në feta kastravecin, xhinxherin e qëruar dhe limonin.
  • Copëtoni me gishta gjethet e mentes, për të favorizuar vajrat esenciale e gjendura në të. Shtoni ujë, mbulojeni kanën dhe lëreni në frigorifer pë të paktën 3 orë. Shërbejeni nëpr mini kana ose pasi e keni kulluar.

Lini një koment