Sugjerojmë:

Si të përgatisim majonezë në kushte shtëpie

2 të verdha vezësh
1 lugë mustardë
200 ml vaj ulliri
Lëng limoni
Kripë

1.Përzieni bashkë të verdhat e vezëve me mustardë dhe rrihini për 30 sekonda derisa të bëhen kremoze.

2.Shtoni vajin e ullirit pikë mbas pike, gjithnjë duke e rrahur, derisa kremi të nisë të trashet. Shtoni më pas vajin e mbetur në një rrjedhë të ngadaltë ndërsa i rrihni, derisa të mbarojë dhe majoneza të jetë trashur.

3.Hollojeni paksa majonezën me  lëng limoni, duke e përzier, më pas rregullojeni me kripë sipas dëshirës tuaj.

4.Mbajeni majonezën në një kavanoz të mbyllur në frigorifer.

Lini një koment