Sugjerojmë:

Si të pastrojmë frigoriferin ashtu siç duhet në vetëm 4 hapa

Askush nuk do t’i ruajë gjërat në një frigorifer të pistë apo jo? Pastrimi i kësaj elektroshtëpiakeje për hir të së vërtetës duhet bërë më shpesh.

Rëndësi të madhe kanë edhe detergjentët që ne përdorim për të pastruar frigoriferin. Shumica prej tyre janë plot me kimikate, që avgravojnë më tepër shëndetin tonë.

Image result for how to clean the refrigerator

Hapi i parë
Zbrazni frigoriferin. Hiqni çdo ushqim apo pjatë nga frigoriferi, kontrolloni gjendjen e ushqimeve tuaja dhe hidhni ato që s’janë më të përshtatshme për t’i konsumuar.

Hapi i dytë
Pastroni çdo aksesor që mund të hiqet. Përdorni ujë, sapun dhe një sfungjer të butë për mos t’i gërvishtur paisjet e frigoriferit.

Hapi i tretë
Përdorni një peshqir të pastër apo një letër me mikrofibër për të pastruar cepat e frigoriferit. Aty mund të gjenden male me mikrobe dhe copëza ushqimesh.

Hapi i katërt
Pastroni të gjithë sipërfaqen e brendshme të frigoriferit me uthull molle. Hidheni uthullën në një shishe spray dhe sprucojeni në të gjithë pjesën e brendshme. Uthulla e mollës është perfekte pasi vret mikrobet të tilla si bakteret apo mola. Gjithashtu ajo nuk është toksike dhe nuk dëmton shëndetin tonë.

Uthulla thahet shpejt dhe nuk është nevoja për një leckë tjetër për ta fshirë. Mos harroni të pastroni dyert e frigoriferit me uthull dhe sidomos dorezën. Kjo e fundit preket në pjesën më të madhe të rasteve me duar të papastra./neps.al 

Lini një koment