Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit jep dëmtime të menjëhershme në lëkurë. Nëse ekspozimi në diell është i ekuilibruar pra ashtu siç duhet dhe aq sa duhet, dielli nuk është armik i shëndetit.
Si të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e diellit? Ndiqni këshillat tona:
- Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktorë të lartë mbrojtës.
- Riaplikojeni çdo 1 orë ose edhe më shpesh nëse djersitni, ose nëse notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në ujë edhe në rërë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80% më intensive.
- Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.
- Mbani kapele të gjerë.
- Shmangni qendrimin në diell gjatë orëve të nxehta 11:00-17:00
- Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.
- Shmangni solarët në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75%.
Lini një koment