Sugjerojmë:

Si të heqësh njollat e ushqimeve nga rrobat, me ndihmën e një shkumësi

Shkumësi ka qenë miku ynë që kur kemi qenë fëmijë. Por kurrë nuk e kemi imagjinuar që me anë të shkumësit ne mund të heqim njollat që na shkaktojnë ushqime të ndryshme.

Proshuta e tymosur, pica, burgerat, apo ushqime të tjera të shpejta mund të kthehen në një bezdi më vete, nëse aksidentalisht bien mbi rrobat tona.

Por nëse mbani një shkumës me vete? Ju thjesht e zgjidhët problemin.

Si?

  • Merrni bluzen e cila u ndot dhe fërkoni tek pjesa e njollës, shkumësin e bardhë. Prisni 10 minuta.
  • Më pas e fërkoni sërish.
  • Tani e lani bluzën manualisht me dorë dhe detergjent ose përdorni makinën larëse.
  • Shkumësi thith yndyrat dhe i heq lehtësisht njollat./neps.al 

Lini një koment