Sugjerojmë:

Si të eliminoni yndyrën e flokëve me miell misri dhe sodë buke

Duke krijuar vetë një shampo të thatë me miell misri dhe sodë buke ju mund të eliminoni dukshëm yndyrën në flokët tuaj.

Mjafton ta aplikoni përbërjen direkt e në rrënjën e flokëve.

Si ta përgatisni shampon e thatë?  

Shampoja e thatë nënkupton aplikimin e saj kur ju nuk keni kohë për të larë flokët tuaj, por nuk doni gjithashtu që yndyra të duket tek to.

  • Merrni mbajtësen e vogël të kripës dhe pastrojeni mirë.
  • Shtoni brenda 1 lugë gjelle sodë buke+ ¼ filxhan me miell misri.
  • Mbylleni enën dhe tundeni në mënyrë që përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.
  • Të dyja, edhe soda edhe mielli kanë veti përthithëse.
  • Tundeni në dorë për të bërë një provë paraprake. Në fund aplikojeni tek rrënja e flokut, të paktën 15 minuta para se të dilni nga shtëpia./neps.al 

Lini një koment